Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp për të shpalosur qëndrimin e tij në lidhje me votimin në Kuvend pro shkarkimit të tij.

Meta e nisi fjalën e tij duke thënë se “po rikthehemi në pluralizmin politik parlamentar, pavarësisht se zgjedhjet nuk kanë përfunduar akoma, pasi duhet të presim të përfundojnë të gjitha proceset ankimore”.

Më tej, thase bëhet fjalë për një “shfaqje për të tërhequr vëmendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore dhe për të spostuar vëmendjen te fajtorë që nuk ekzistojnë”.

“Kështu që, ju theksoj gatishmërinë time për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqjeje brenda afatit ligjor, që ishte data 10 maj, për të cilën i lajmërova shumë ditë më përpara dhe e refuzuan, pasi e kishin me diktat që Presidenti duhet të linte takimin me zyrtarë të huaj për t’iu nënshtruar tekave të Parlamentit. Në 10 mars, kur u prezantuan kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet, Rama më përfshiu në fushatën e tij, duke më përmendur dhe duke postuar postera në të gjithë qytetet ku jam edhe unë. Unë jam përfshirë në fushatë për mbrojtjen e zgjedhjeve”, deklaroi Meta.

“Nuk kam asnjë shqetësim nga akti dëshpërues i Parlamentit të shkarkuar në 25 prill. Unë pres të bashkëpunoj me shumicën e re dhe opozitën e re, në Parlamentin e ri, gjithmonë në respekt të Kushtetutës”, shtoi Kreu i Shtetit.