Një skandal deri në kufijtë e të paimagjinueshmes, ku institucionet qeveritare shqiptare janë përfshirë deri në lejimin e futjes së pesticideve nga Kina në Shqipëri. Pesticide, të cilat ndalohen rreptësisht pasi nuk njihen nga standartet e BE-së.

CNA.al ka mundur të sigurojë dokumente dhe të dhëna zyrtare në lidhje me një skandal të ndodhur në doganat shqiptare, në vitin 2018.

Në këtë skandal janë përfshirë zyrtarë të lartë, ka pasur edhe një hetim nga prokuroria.

Ne do të sjellim dosjen e plotë sesi institucionet në varësi të qeverisë shqiptare lejuan futjen në Shqipëri të mijëra kutive me pesticide për bujqësinë. Pesticide kineze, jashtë kontrollit dhe jashtë standardit të Bashkimit Europian.

Sipas burimeve zyrtare dhe të dhënave të dokumentuara tashmë nga CNA.al, i gjithë procesi i futjes në Shqipëri të këtyre pesticideve kineze të pakontrolluara, jashtë standardit të BE-së, është bërë duke pasur kamuflim një kompani spanjolle. Por që në fakt ende nuk është provuar lidhja e kompanisë spanjolle, pra asaj që mund të garantonte cilësinë dhe standartin e BE-së, për pesticidet, me kompaninë kineze që solli pesticidet në Shqipëri.

Pra, e vërteta është se pesticidet e sjellë nga një kompani kineze, futur në Shqipëri direkt nga Kina, nuk kanë marrë çertifikimin e standartit të Bashkimit Europian. Dhe megjithëse një akt i tillë ndalohet rreptësisht nga ligji, pasi në Shqipëri nuk mund të hyjë asnjë pesticide apo plehra kimike nga vende jashtë BE-së, krimi mesa duket ka ndodhur.

Dokumentet, CNA.al do ti sjellë ditë pas dite, duke treguar sesi doganat shqiptare lejuan futjen në vendin tonë të pesticideve të ndaluara. Një skandal ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

CNA.al do të sjellë ditë pas dite dokumentat që tregojnë sesi një kompani kineze ka futur sasi të mëdha pesticidesh, të cilat nuk janë të standartit të BE-së dhe të lejuara nga ligji në Shqipëri.

Pra, për të futur pesticide në Shqipëri do të duhet të ketë një çertifikim të standartit të Bashkimit Europian, por kjo nuk ka ndodhur.

Në këtë rast ka pasur edhe një përplasje dhe konflikt mes zyrtarësh. Ka pasur “viktima”, ka pasur “prerje kokash”, por jo në kundërshtim, pra për të bllokuar hyrjen e pesticideve në Shqipëri, por për t’i favorizuar ato.

Ka përfshirje të zyrtarëve të lartë, drejtues të lartë të qeverisë shqiptare dhe CNA.al, do të sjellë ditë pas dite, dokument pas dokumenti një skandal, i cili e ka zanafillën në vitin 2018, ku pesticide nga Kina kanë hyrë në territorin shqiptar dhe mesa duket tashmë janë konsumuar nëpërmjet ushqimeve të ndryshme nga qytetarët shqiptarë.

Për këtë ngjarje, ashtu siç e përmendëm edhe më lart, ka pasur edhe një hetim nga prokuroria. Ne do të zbulojmë detajet në ditët në vijim.

CNA.al ka siguruar informacione nga prokuroria e Durrësit.

Gjithashtu edhe KLSH ka filluar verifikimin e këtij skandali, që do ta zbardhë CNA.al të plotë./CNA.al