Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi dënimin “burgim i përjetshëm” për Gazmend Mustën. Ky i fundit në datë 2 janar të vitit 2019 vrau në shtëpi gruan dhe kunatën e tij.

Gjykata e Fierit kishte dhënë vendimin për burgim të përjetshëm. Vendim ky i lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit në Vlorë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 2 janarit të 2019-ës në Ballsh, ku Gazmend Musta masakroi me thikë bashkëshorten, nënë e dy fëmijëve dhe motrën e saj.

Në polici ai rrëfeu se krimin e kreu në gjaknxehtësi e sipër.