Pas nënshkrimit të marrëveshjes historike në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se ishte shumë e rëndësishme që kjo marrëveshje bilaterale rregullonte drejtpërdrejt marrëdhëniet me fuqinë më të madhe në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai theksoi se është e rëndësishme për ta që të merren me ekonominë dhe se marrëveshja nuk u nënshkrua me Kosovën, por me Shtetet e Bashkuara.

“Gjëja më e rëndësishme në marrëveshje është se një kompromis dhe kjo është një gjë e mirë për Serbinë. eshtë planifikuar hapja e Zyrës Amerikane të Zhvillimit në Beograd, që do të thotë një sinjal i fortë për të gjithë investitorët nga SHBA dhe Evropë. Eshtë diçka që vetëm Serbia e mori ekskluzivisht. Amerikanët do të fillojnë me ne projekte jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të mëdha”, tha Vuçiç dhe shtoi: “Ne bëmë një marrëveshje bilaterale me Shtetet e Bashkuara, jo me Kosovën. Ne nënshkruam një marrëveshje bilaterale me Shtetet e Bashkuara mbi bashkëpunimin ekonomik me Prishtinën, jo trepalëshe dhe nuk përmend Prishtinën si subjekt të së drejtës ndërkombëtare. Prandaj, një palë e tretë nuk njihet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare”.

Siç deklaroi ai, është shumë e rëndësishme që amerikanët të mos i bashkëngjitnin asnjë element të shtetit Kosovës në këtë marrëveshje.

“Avdullah Hoti tha se ai pranon gjithçka vetëm nëse ai ka pikën dhjetë për njohjen. Kjo pikë nuk është më dhe njerëzit mund të flenë të qetë në Serbi”, tha Vuçiç.

Vuçiç më tej shpjegoi se aktualisht Serbia nuk merr energji elektrike nga liqeni i Ujmanit, por se pas kësaj marrëveshje do jetë në gjendje ta bëjë këtë.

Ai më pas mburret: “Ishte e shkëlqyeshme për ne dhe shkaktoi trazira në Prishtinë”.

Kosovës iu desh të pranonte që vitin e ardhshëm, nuk do të jetë në gjendje të kërkojë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe Serbia nga ana tjetër nuk do të kërkojë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.