Zbardhet dëshmia e njërit prej të arrestuarve për vrasjen e 40-vjecarit Florian Lamçe, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në Elbasan.
Ai është Sokol Sanxhaktari, dhëndri i Qazim Sejdinit, që u arrestua një ditë më parë pas sherrit në një lokal në qendër të Elbasanit.
Sanxhaktari është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm, pasi më herët matjet e testit të alkoolit tregonin se ai ishte i dehur.
Në dëshminë e tij, ai ka thënë para policisë se Florianin e kishte shok dhe se pasi kanë pirë bashkë nuk e mban mend si ka nisur debati.
“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulem me Ardianon dhe me Florianin tek lokal Piazza dhe kemi pirë shumë pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse me qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”, mësohet të ketë thënë ai.
Florian Lamçja ishte person me precedent të mëparshëm penal dhe është i dyshuar për disa vrasje me pagesë. Ndërkohë dhe dy autorët e tjerë janë emra të njohur për policinë e Elbasanit, pasi janë përfolur për disa ngjarje kriminale.
©Copyright Vala News