Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e vettingut, kaq zbardhur sot vendimin për konfirmimin në detyrë të Kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj.

Komisioni thotë se nuk ka asnjë provë kundër Imerajt.

Madje, KPK ka arritur të provojë se Kryeprokurorja e Tiranës NUK ka përgjuar apo vëzhguar një prej vëzhguesve ndërkombëtar. Të gjitha akuzat që u ngritën ndaj saj në seancë, kishin të bënin me një letër të dërguar nga një person i quajtur “Rrahim Shehu”, i cili pas verifikimeve ka rezultuar se është një person i sajuar. Pra, nuk ekziston fare.

Konstatimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

“Lidhur me këtë gjetje dhe pas përgjimeve dhe shpjegimeve të dhëna nga subjekti në rezultatet e hetimit, si dhe nga shpjegimet e dhëna në seancë dëgjimore, Komisioni, pas shqyrtimit të plot të saj nuk kostatoi shkelje të kryera nga subjekti i rivlerësimit në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi. Nga ana tjetër, nga asnjë insitucion ligjzbatues në Shqipëri nuk rezultoi asnjë lloj e dhëne, prove apo indicje që të lidhë subjektin e rivlerësimit me pretendimin e ngritur.

Burimi i provës për vërtetimin e faktit të pretenduar është denoncimi i paraqitur nga Rrahim Shehu, i depozituar pranë Komisionit. Nga hetimi administrativ nuk rezultoi të administrohet asnjë fotografi, apo përgjim për ish vëzhguesin z.Kijlstra, dhe as rezulton që subjekti i rivlerësimit të ketë njohuri në lidhje me to. Pretendimet e bazuara në letrën e Rrahim Shehut, mbeten pretendime të shprehura nga ky i fundit pa asnjë të dhënë tjetër me vlerë provuese.

Nga ana tjetër, bazuar në dokumentacionin e administruar, nuk rezulton që z.Kijlstra ta ketë adresuar shqetësimin e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri në asnjë nga agjencitë kompetente për ndjekjen e rastit, si në polici apo prokurori, fakt ky i konfirmuar nga p[ërgjigjet zyrtare.”

202327797 536981394326454 1824105528100975009 n