Në orën 10 të së shtunës, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar në stadiumin Air Albania.

Nga skenarët që qarkullojnë është edhe mundësia që pas këtij aktiviteti një grup anëtarësh të “Foltores” të shkojnë në selinë e PD-së.

Por në krahun tjetër as selia blu nuk do të jetë bosh të shtunën.

Me rastin e përvjetorit të themelimit të PD-së, kryetari Lulzim Basha ka ftuar në orën 12:00 të gjithë demokratët në selinë blu për të festuar.

Ceremonia do të zhvillohet në hollin e selisë së Partisë Demokratike.

“Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm më 11 Dhjetor 1990, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka! Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar” – thuhet ftesën e Bashës.