Zbulohet një laborator droge në Durrës. Burime bëjnë me dije për ABC se në Shën Vlash të Durrësit është gjetur një banesë e përshtatur për kultivimin e lëndës narkotike të hashashit.

Gjatë operacionit të uniformave blu janë vënë në pranga disa persona.

Operacioni është ende në zhvillim e sipër ndërsa deri më tani nuk bëhen të ditura më shumë detaje.

Ndërkohë nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia e Durrësit.