Partia Socialiste unioniste e kryeministrit Pedro Sanchez, fitoi zgjedhjet në Katalonjë, por duhet të kërkojë bashkëpunimin me partitë e tjera për të formuar shumicën.

Socialistët morën 625,000 vota, që u jep atyre 33 anëtarë, por partitë separatiste në rajonin gjysmë-autonom të Katalonjës të Spanjës, kanë arritur shumicën në parlament. Me më shumë se 90% të votave të numëruara, të tre partitë janë në rrugën e duhur për të marrë 74 vende në asamblenë me 135 anëtarë.

Kjo do t’i lejojë ata të qeverisin dhe të merren edhe me çështjet kryesore. Zgjedhjet vijnë pothuajse tre vjet e gjysmë pasi qeveria rajonale pro-pavarësisë e Presidentit Carles Puigdemont, solli në Spanjë krizën e saj më të keqe politike në dekada.

Tensionet kanë rënë që atëherë dhe shumica e votuesve ishin më të shqetësuar për pandeminë e koronavirusit sesa pavarësinë. Në 2019, Gjykata e Lartë e Spanjës dënoi nëntë politikanë dhe aktivistë katalanas me burg, midis nëntë dhe 13 vjet.

E djathta ekstreme Vox mori vetëm 11 vende në parlamentin rajonal të Katalonjës për herë të parë. Ajo është tashmë partia e tretë më e madhe në parlamentin kombëtar të Spanjës. Pjesëmarrja në votime ishte shumë e ulët, vetëm gati 59% shumë e vogël në krahasim me 2017 .

Votimet u zhvilluan nën rregulla të rrepta, ku çdo qytetari i matej temperatura dhe maska ishte e detyrueshme.