Erlin Haaland do të lërë Borusian e Dortmundit në verë dhe diçka e tillë e thuajse e sigurt. Klubi gjerman do t’i duhet të kënaqet me 75 milionë eurot e parashikuara në klauzolë megjithatë ata që do të kërkojnë shërbimet e yllit norvegjez duhet të mendohen mirë.

Haaland kërkon tashmë 50 milionë euro në sezon pa përfshirë komisionet e agjentit të tij Mino Raiola. Shifra të frikshme, me Realin e Madridit dhe Paris Saint Germain që tashmë janë të paralajmëruara.

Sirena angleze për Marselo Brozovic. Mesfushori kroat është mes futbollistëve, kontrata e të cilit skadon në muajin qershor, por rinovimi i tij nuk është i sigurt. Zikaltrit kërkojnë ta mbyllin këtë çështje, por për Brozovic ka disa oferta nga klube të mëdha. Jo vetëm nga PSG por edhe Manchester United dhe Tottenham janë të interesuara për 28-vjeçarin.

Inter, ndërkohë është hedhur në sulm, por ka rivalitetin e Milan, për të rrëmbyer Darwin Nunezh. Dy klubet italiane kërkojnë të afrojnë sulmuesin 22-vjeçar uruguajan të Benfikas, pikërisht lojtarin që ndëshkoi Barcelonën në Champions League.

Për Nunezh do të nevojiten të paktën 40 mln euro. Zhvillime ka edhe te Napoli që po kalon një moment të mirë në Serie A. Kryesuesit e kampionatit kërkojnë të zgjasin bashkëpunimin me kapitenin Lorenzo Insigne, rinovimi i të cilit është lënë pezull. Dëshira është e mirë nga të dyja palët madje një darkë së fundi mes presidnetit De Laurentis dhe agjentit të Insigne sjell gjithmonë e më pranë akordin, sipas mediave italiane.