Ditën e sotme, është miratuar një tjetër ndryshim në qeverinë Rama.

Besart Kadia është bërë pjesë e qeverisë së PS duke u emëruar si zëvendës ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Kadia është i PD, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe pjesë e Koordinatorëve Kombëtarë të selisë blu.

Kadia është mes emrave që mbeti jashtë listave të kandidatëve për deputetë në PD.

Ai është sekretar për sipërmarrjen e lirë në PD.

“Basha ka ekip të tij qeverisës që është shumë herë më i madh e politik sesa lista me përfaqësues për parlament e programi i PD-së për ekonominë është pa dyshim një program që përmirëson ekonominë e vendit dhe jetën e çdo qytetari. Emrat në listë? Lexoni programin Basha”, shkruante disa ditë më parë Kadia.