Rafael Nadal mundi Novak Djokoviç 6-0, 6-2 dhe 7-5 për të siguruar titullin e tij të 13 në Roland Garros dhe për të barazuar Roger Federer, me plot 20 tituj të fituar në turnetë e mëdhenj të Grand Slam-it.

Për “mbretin” e fushave me dhe ky ishte suksesi i 13 në po kaq finale në dheun e kuq të Parisit, ndërsa këtë herë e realizoi pa humbur asnjë set. Gjithashtu, kjo ishte fitorja e tij e 100 në French Open.

Ndërkohë, humbja ishte zhgënjyese për serbin Djokovic, i cili nuk ishte mposhtur nga askush gjatë këtij sezoni.