22 persona janë infektuar me Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, nga 4078 testime që janë kryer.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 4 raste janë në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Prej një muaji asnjë person në Shqipëri nuk ka humbur jetën nga koronavirusi. Numri total i viktimave prej nisjes së pandemisë mbetet në 2,456, ndërsa referuar autoriteteve shëndetësore viktima e fundit u shënua në 26 Qershor.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë, në vendin tonë është konfirmuar sot zyrtarisht edhe prania e variantit Delta të Covid-19, e për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për t’u vaksinuar ata persona që ende nuk e kanë kryer këtë proces.