Shënohet sërish një humbje jete nga Covid. Ministria e Shëndetësisë njofton se një pacient 54-vjeçar nga Tirana, i shtruar në Spitalin Infektiv nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.

Ndërkohë dhe për sa i përket rasteve të reja ka një shtim të tyre.

Në 24 orët e fundit janë kryer 4,935 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 397 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar: 146 në Tiranë, 28 raste në Durrës, Vlorë, 24 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Fier, 15 raste në Elbasan, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Malësinë e Madhe, Berat, 11 raste në Lushnje, 10 raste në Lezhë, 9 raste në Vaun e Dejës, 6 raste  në Gjirokastër, 5 raste në Has, Rrogozhinë, 4 raste në Kurbin, Krujë, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mat, Roskovec, Patos, Mallakastër, Korçë, Kuçovë, Konispol, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Vorë, Selenicë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Gramsh, Prrenjas.

Aktualisht janë 2,810 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 46 pacientë.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,673 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.