Të paktën 5 persona u vranë , përfshirë një fëmijë 9-muaj, dhe disa të tjerë u plagosën kur burrë hyri me makinë në mes të një grumbulli personash në një zonë për këmbësorët në qytetin e Trier, në Gjermaninë jugperëndimorë, të martën, njoftoi policia.

Policia arrestoi shoferin e makinës, një 51 vjeçar me kombësi gjermane. Ai u morr në pyetje nga policia dhe do të hetohet për vrasje.

Prokurori tha se personi ishte i dehur dhe kishte përdorur ilaçe për çrregullime psiqike. Policia tha se personi nuk kishte asnjë arsye për veprimin e kryer, dhe se nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm.