Grupet negociatore nga rreth 200 vende të botës, pjesëmarrëse në samitin e OKB-së për klimën, miratuan një marrëveshje të re pas një ndërhyrjeje të minutës së fundit nga India për të zbutur gjuhën lidhur me energjinë e prodhuar nga qymyri.

Disa vende, përfshirë shtetet e vogla ishullore, thanë se ishin thellësisht të zhgënjyera nga kjo lëvizje për të ndryshuar formulimin: nga “heqje dorë” në “dhënie fund gradualisht”, të energjisë së prodhuar nga qymyri, burimi i vetëm më i madh i dioksidit të karbonit, përgjegjës për ngrohjen globale.

Sipas negociatorëve, më e rëndësishmja është që marrëveshja ruan – megjithëse me vështirësi – objektivat kryesore për të kufizuar ngrohjen në 1.5 gradë celsius në nivelet që ishte në periudhën paraindustriale.