(Shqipëri –  Ishujt Faroe ka qenë ndeshja më e dobët në këto kualifikueseve…)

Nga Gjergji VYSHKA

Një pikë na duhej e një pikë morëm me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit. Jemi të parët në grup me 15 pikë, por kjo ka qenë ndeshja më e dobët në këto kualifikueseve. Një ndeshje që nuk ngjan as me miqësoren e 17 tetorit me Bullgarinë, fituar 2-0. Do të duhet të ishte ndeshja e atyre që vijnë nga stoli e kanë pasur pak minuta aktivizimi në këto kualifikuese. Përkundrazi kjo nuk ndodhi, ndërsa ne nivelin e atyre që vinin si titullarë nga stoli u bënë dhe titullarët e zakonshëm. Ishujt Faroe ngjanë skuadër e madhe në Arenën Kombëtare për fajet tona sepse e luajtëm këtë ndeshje me shumë përtesë. Të zakonshmit e golave bombastike, që fitonin dhe anketën e UEFA-s, pra Asllani, Asani e Bajrami, thuajse nuk e kanë goditur portën. Në 90 minuta vetëm 4-5 raste shënimi me Uzunin, Dakun, Bajramin etj. dhe vetem kaq. Per fatin tonë të mirë Ishujt Faroe nuk patën saktësi finalizimi, sepse një kundërshtar tjetër mund të na kishte bërë dëm. Festën e kualifikimit në EURO 2024 e fitoi dhe e bëri publiku, që me kalimin e minutave e zuri gjumi në Arenën Kombëtare. Nuk ishte kjo mënyra më e mirë për t’i mbyllur këto kualifikuese. Një gol për tre pikë për ta berë më të bukur festën kuqezi të kualifikimit në EURO 2024 duhet të kishte dalë nga fundi i dheut. Shqipëri – Ishujt Faroe 0-0. Kualifikueset EURO 2024, Grupi E, Raundi i dhjetë…