Nëntë qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, një nga viktimat ka qenë 38 vjeç.

“Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetare nga Përmeti, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gjirokastra të moshave 38-86 vjeç.”

Rastet e reja në ulje- Ndërkohë, nga 1889 testime të kryera, pozitivë kanë rezultuar 375 qytetarë.

“Janë kryer 1889 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 375 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 127 raste në Tiranë, 35 në Fier, 32 në Durrës, 24 në Vlorë, 20 në Kavajë, 19 në Shkodër, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Lushnje, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Kurbin, Dibër, nga 5 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 4 raste në Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Korçë, Tropojë, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Mat, Përmet, Delvinë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kamëz, Gjirokastër, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan.”

Situata në spitale- Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181 që nga fillimi i epidemisë.