Në 25 maj të vitit 1925 u themelua institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Të martën, 25.05.2021 në përvjetorin e 96-të tij, KLSH do të zhvillojë një sërë aktivitetesh, ku ndër të tjerave në respektim të rregullave anti-Covid do të mbajë të hapur për publikun Muzeun dhe ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Muzeu i KLSH, si një memorie institucionale, me përmbajtje të larmishme dokumentesh dhe fotografish do të jetë i hapur për qytetarët, të cilët janë të interesuar mbi historikun, drejtuesit dhe veprimtarinë e KLSH-së, etj.

Në një njoftim për mediat, KLSH bën me dije se ditët e hapura do të vazhdojnë për gjatë gjithë javës.

Nën drejtimin e Kryetarit të ri, Arben Shehu, KLSH ka një tjetër vizion sa i përket transparencës dhe komunikimit me publikun.

Në raportet ndërkombëtare dhe gjetjet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, KLSH është ndër institucionet me renditjen më të mirë sa i përket aksesit që kanë qytetarët në marrjen e informacionit, por dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet që ata i adresohen.