Avokati Spartak Ngjela ka marrë sërish vëmendjen e mediave rozë, këtë herë me një koment në foton e këngëtares vlonjate Rovena Ibrahimi.
Ngjela ka përdorur profilin ku shpesh ndan analiza politike për të lënë një koment në foton e ndarë nga Ibrahimi mbrëmjen e sotme ku i shpreh asaj simpatinë.
“Asgjë e veçantë… por gjithçka e jashtëzakonshme e këngëtares së madhe, Rovena Ibrahimi: thjeshtësi; bukuri e veçantë femërore dhe – si gjithmonë – sinqeritet që shfaqet te sytë dhe buzëqeshja e saj..”, shkruan Ngjela.
Pak ditë më parë avokati bëri një koment të ngjashëm, ndaj një gazetareje duke i thënë në koment se bukuria e saj i jep gjithmonë ndjenja kënaqësie.
I tërhequr nga jeta publike dhe politike, avokati i njohur është kthyer në një “pirat zemrash” me komente në rrjetet sociale.