E lindur më 2 janar 1903, japonezja Kane Tanaka u njoh në mars 2019 nga Libri i Rekordeve “Guinness” si gruaja më e vjetër në planet, në moshën 116 vjeç dhe shtatorin e kaluar ajo vendosi rekordin japonez me 117 vjet dhe 261 ditë.

Banore e një shtëpie të moshuarish  në Fukuoka, Japoni, Tanaka festoi ditëlindjen e saj duke falënderuar personelin dhe të gjithë personat me të cilët ndan aktivitetet e përditshme aty.

Sipas raportimeve  nga qendra e trajtimit, ajo bën gjimnastikë çdo ditë, është në gjendje të kryejë llogaritje dhe është e pasionuar pas lojës japoneze  “Reversi”.

“Hani ushqim të shijshëm dhe mos ndaloni kurrë së studiuari”, tha Tanaka, kur e pyetën se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë së saj.Gruaja mëse njëqindvjeçare shtoi se qëllimi i saj është të arrijë moshën 120 vjeç.