Prej disa vitesh Shërbimi Informativ Shtetëror ka nisur dhe riorganizimin e tij, ndërkohë që ka filluar edhe blerjen qoftë të autometeve të reja, ashtu dhe të pajisjeve.
Shërbimi kërkon që të blejë edhe 7 automjete luksoze të tipit fuoristrada 4×4.
Mësohet se shuma e vendosur në dispozicion nga SHISH është 167 milionë lekë për këto automjete.
SPECIFIKIMET TEKNIKE
Për automjete të kalushmërisë së lartë , (fuoristrada4x4 me benzinë)
Karakteristikat e motorit:
- numri i cilindrave në linjë 4(katër)
- karburanti: benzinë
- cilindrata e motorit: 1.5 litër deri 2.0 litër
- fuqia e motorit të jetë jo më pak se 150 HP (kuaj fuqi)
- kategoria ambientale të jetë jo më e vogël se EURO 6
- fuqia në boshtin motorik të jetë jo më e vogël se 200 Nm
- niveli i emetimit të CO2 në kushte të lëvizjes urbane, jo më e madhe se 180 gr/km
- pozicioni i vendosjes së motorit në automjet, përpara
Karakteristikat e automjetit:
- shpejtësia maksimale e lëvizjes të jetë jo më e vogël se 180 km/orë
- kutia e shpejtësisë të jetë manuale/automatik
- numri i ndërrimit të lëvizjes (marshet) të jetë jo më pak 5+1
- viti prodhimit të jetë 2020
- model karrocerie: fuoristradë 4×4
- numri dyerve 4+1
- sistemi i drejtimit të jetë hidraulik, elektrik
- përmasat L x B x H (gjatësi x gjerësi x lartësi) në mm, të jenë; L (jo më pak se 4390) x B (jo më pak se 1800) x H (jo më pak se 1590)
- ngjyra të jetë në variantet; e zezë, blu e errët, gri në nuancat e saj
- të jetë me opsionet e klimës (ajër i kondicionuar), radio FM USB me ekran të integruar
- ABS, ESC ose ESP
- Të kenë airbag për shoferin dhe pasagjerin të përparmë dhe anësor në formë perdeje
- numri i vendeve të ulur (përfshirë atë të drejtuesit), të jetë 4+1
- tërheqja 4×4
- mbyllja qendrore me pult
Automjetet:
- të jenë prodhim i ri me kilometrazh 0(zero)
- të jenë prodhime të çertifikuara nga CE të prodhuar për Evropë (të jenë të pajisur me çertifikatë të konformitetit Europian, një kopje e njësuar me origjinalin të dorëzohen bashkë me automjetet në momentin e lëvrimit)
- të kenë pajisje ndihmëse: gomë rezervë + disk-gome, kit vegla (krik-ngritës, xhiro-makinë, ganxhë-tërheqje), shtrojet e këmbëve (tapetet) të jenë prej tekstili, kuti e ndihmës së shpejtë, trekëndëshi i rrezikut
- disqet e rrotave të jenë të përmasave jo më të vogël se 16 inç dhe prej materiali alumin
- opsione të tjera janë favorizuese