Dënohet me 4 vite burg ish-kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj në lidhje me akuzat tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.

Vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Lezhës, ndërkohë që ditën e sotme është dhënë vendimi edhe për zyrtarët e tjerë të akuzar.

Më konkretisht, ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala është dënuar me 2 vite burg, ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka u dënua me 4 vite burg, nën kryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit burg, 3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Ardenis Haxhinë.

Ndërkohë, është shpallur i pafajshëm Renato Malotaj, ish-futbollisti i Vllaznisë.