Ndahet nga jeta shkrimtari Naum Prifti
           (1932-2023)

Është ndarë mbrëmë nga jeta në New York, shkrimtari i shquar, mjeshtri i prozës së shkurtër Naum Prifti. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta Dielli në New York, ndërkohë që nuk janë bërë të njohura detajet e ceremonisë së varrimit, e cila sipas gazetës në fjalë merret vesh që do të kryhet në qytetin e New York-ut.
Gazeta Nacional dhe Shtepia Botuese Nacional u shprehin ngushllimet me të njdera vajzave dhe bashkortes së Naum Priftit, njerëzve të tij të dashur, Federatës Vatra dhe Shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-Amerikanë.
Naum Prifti ishte një mik i familjes Buçpapaj dhe i gazetës Nacional me të cilën ka bashkëpunuar nder vite, me shumë tregime të shkelqyera dhe shkrime të tjera interesante. Naum Prifti ishte një mjeshtër I prozës së shkurtër, tregimit saterik dhe skenareve.
Ai ka marrë përfshirë në të gjtiha antologjitë e tregimit shqiptar, ndërsa proza e tij ma e mirë mësohet në të gjitha shkollat shqiptare si pjesë e teksëtve shkollore.

Naum Prifti lindi në Rehovë, 7 mars 1932 dhe është shkrimtar dhe përkthyes i mirenjohur shqiptar.

Biografia
Lindi në Rehovë të Kolonjës, ku ka kryer shkollën fillore. Më pas, në Ersekë, atë 8-të vjeçare. Në 1953, mbaron Politeknikumin Mjekësor në Tiranë. Punon një vit si ndihmës mjek në Sanatoriumin e Korçës. I pasionuar pas letërsisë, vazhdon studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Gjatë viteve 1954-1960 ka shërbyer si redaktor në revistën Hosteni. Ndërsa nga 1960-67 si redaktor në revistën “Ylli”. Më pas ka punuar si arsimtar nga 1967-70 në Divjakë të Lushnjes.

Në 1970-72 ka pasur përgjegjësinë si redaktor përgjegjës për buletinin “Skena e fëmijëve”, pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, Tiranë dhe si inspektor teatri në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës gjatë 1974-76. Në këto vite ka shërbyer edhe si pedagog i jashtëm për Letërsinë Shqipe në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1991, emigron në Amerikë (New York), ku vazhdon të japë ndihmesën e tij për komunitetin shqiptar këtu dhe për Letërsinë Shqipe. Në vitin 1995, zgjidhet sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra, detyrë që e ka edhe sot. Me krijimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e zgjedhin kryetar të saj. Ka fituar shumë çmime për veprat letrare si vëllime me tregime, novela, letërsi për fëmijë, humor dhe skenarë filmash.

Në vitin 2001 nderohet nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve me çmimin: “Penda e Argjendë”, për vëllimin me legjenda “Nëna e Diellit”. Çmimin “Penda e Artë” për vëllimin me tregime dhe skica humoristike “As Miço, As Muço” nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare-Amerikane, Neë York, 2003. Për punën e tij të gjatë, të vazhdueshme letrare dhe me nivel artistik, është Dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punës dhe “Urdhrin Naim Frashëri klasi II”.

Krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini : tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj. Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie. Mijëra e mijëra faqe të shkruara me dorë, të shtypura me makinë të thjeshtë shkrimi, dhe të hedhura në kompjuterin e ditëve tona, qindra e qindra analiza, diskutime, letërkëmbime, biseda, që mund t’i quash pa frikë-publicistikë, për nga idea dhe mesazhi që mbartin dhe përcjellin.

Tregimi : “Dimri i Uris ka fituar çmim Nderi (Honour Prize), në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të Maison Naaman pour la Culture, 2004-2005. Autori pranohet anëtar Nderi i Shoqatës Kulturore Naji Naaman.

Skenarë
1976: Pika e ujit
1976: Zani partizani
1978: Udha e shkronjave
1982: Era e ngrohtë e thellësive
1984: Kush vdes në këmbë
1984: Fejesa e Blertës
1988: Tre vetë kapërxejnë malin