Vala News
  • KREU
  • KRYESORE
  • POLITIKA
  • AKTUALITET
  • BIZNES
  • OP-ED
  • MJEDIS
  • HISTORI
  • BOTA
  • SPORT
  • VALA TV

Select Page

Ftesa për takim, Kurti: Në fillim të javës së ardhshme do të jap një përgjigje

Jun 17, 2023 | 0

Ftesa për takim, Kurti: Në fillim të javës së ardhshme do të jap një përgjigje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se në fillim të javës së ardhshme do të dalë me një përgjigje sa i përket ftesës së Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian për një takim urgjent në Bruksel për menaxhimin e krizave.

Kështu deklaroi Kurti pas nderimit që bëri te pllaka në Parkun e të Pagjeturve.

“Unë pata kërkuar që takimi të jetë në javën që po shkon në Bruksel me urgjencë dhe kam propozuar planin pesë pikësh. Mirëpo, tash kemi një kërkesë që takimi të jetë javën e ardhshme. Njëherë u tha data 22, pastaj 23 dhe sërish data 22.

Unë do ta diskutojë me ekipin tim dhe me siguri që do të japim një përgjigje në fillim të javës së ardhshme”, tha Kurti.

Ai më tej shtoi se në këtë dialog është i angazhuar, por tha se ajo çfarë po mungon është sekuencimi për zbatimin e plotë, pa vonesa dhe pa kushte i marrëveshjes bazike dhe i aneksit të zbatimit, raporton Telegrafi.

“Një sekuencim i cili do të ishte i balancuar dhe i drejtë, e që praktikisht është krejt i ndryshëm prej atij çfarë ne na u pat ofruar më 26 prill.

Pra, jemi të përkushtuar, jemi konstruktiv, por nuk mundet që çfarëdo sekuencimi të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10…. Unë e kuptoj që nenet 7 dhe 10 janë nene të marrëveshjes bazike dhe unë jam i interesuar t’i përfshij patjetër në sekuencim, por dedikimi atyre nuk mund të jetë me aso prioriteti dhe përmasa”, tha kryeministri.

Ai po ashtu foli edhe për shkresën që kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ia ka dërguar Serbisë, për të kërkuar hapjen e arkivave që do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës.

“Nga Serbia nuk kemi asnjë përgjigje për letrën të cilën e ka dërguar Hoti për hapjen e arkivave atje në mënyrë që të merret vesh e vërteta dhe të mundësohet drejtësia” – tha ai.

Share:

PreviousNdahet nga jeta shkrimtari Naum Prifti
NextSergei Çela, histori suksesi

Related Posts

Ajla dhe Meri, dy vajzat e para të 2021-t

Ajla dhe Meri, dy vajzat e para të 2021-t

01/01/2021

Meta: E kush do ta mendonte se sot do gjenim ende Zylon edhe Demkën në administratë

Meta: E kush do ta mendonte se sot do gjenim ende Zylon edhe Demkën në administratë

13/10/2020

BE shpall katër programet që do të financojë deri më 2027 në Shqipëri, por me kushte

BE shpall katër programet që do të financojë deri më 2027 në Shqipëri, por me kushte

18/10/2020

“Ky i gjati të lëshon”, Rama paralajmëron: Mos u çudisni kur të më shikoni te dera e SPAK

“Ky i gjati të lëshon”, Rama paralajmëron: Mos u çudisni kur të më shikoni te dera e SPAK

09/04/2022

Leave a reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

  • Dhunohet me grushte 41-vjeçari në Kamëz, përfundon në spital

    Dhunohet me grushte 41-vjeçari në Kamëz, përfundon në spital

  • Zyrtari i Ambasadës Amerikane i shkon në zyrë Ulsi Manjës

    Zyrtari i Ambasadës Amerikane i shkon në zyrë Ulsi Manjës

    Vjeshta pritet të shënojë goditje të mëdha të SPAK-ut. Prej kohësh po përflitet se do …
  • E rëndë në Burrel/ Fëmija humb jetën në çerdhe.

    E rëndë në Burrel/ Fëmija humb jetën në çerdhe.

  • Nisja e vitit shkollor në Tiranë. Ja oraret e qarkullimit në qytet për furgonat, kamionat dhe fadromat

    Nisja e vitit shkollor në Tiranë. Ja oraret e qarkullimit në qytet për furgonat, kamionat dhe fadromat

  • Lëkundje tërmeti në jug të Shqipërisë

    Lëkundje tërmeti në jug të Shqipërisë

  • Nikolla lexon njoftimin e PD për zgjedhjen e Bashës edhe kryetar të grupit parlamentar

    Nikolla lexon njoftimin e PD për zgjedhjen e Bashës edhe kryetar të grupit parlamentar

  • Sot mblidhet Asamblea e PS. Ja emrat që përfliten për shkarkim

    Sot mblidhet Asamblea e PS. Ja emrat që përfliten për shkarkim

  • Zv/Kryeministrja e Shqipërisë me diplomë false

    Zv/Kryeministrja e Shqipërisë me diplomë false

    (Qeverisë së Edi Ramës i plas një tjetër skandal: Belinda Balluku me diplomë false… SPAK …
  • Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu pret në zyrë studentët e mjekësisë

    Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu pret në zyrë studentët e mjekësisë

Horoskopi

 

 

Kur nisëm këtë projekt, pyetja e parë që na erdhi në mendje ishte: a duhet një media e re, në një vend kaq të vogël si Shqipëria me kaq shumë portale?! Jo, nuk duhet, por duhet një media t’i çojë betejat deri në fund, të mbrojë interesat e publikut, të jetë e paanshme dhe e pavarur në një vend ku gjithmonë e më tepër është e vështirë të gjesh të drejtën. Nuk po dalim për të shtuar numrin e mediave të tjera online, por do të tentojmë të bëjmë diferencën ndaj tyre duke raportuar drejt dhe me korrektësi. Jemi një grup gazetarësh profesionistë në mediat tradicionale, që kërkojmë të shkëputemi nga interesat e botuesve dhe në qendër të vendosim interesin e lexuesit. E dimë që lufta me pushtetin dhe pushtetet në Shqipëri është sfidë e vështirë, por do të ndjekim parimin e betejës së valës me shkëmbin, që falë këmbënguljes tonë do dimë të faktojmë dhe t’ia dalim të nxjerrim në pah të vërtetat. Pasi siç e dini, në betejën mes valës së detit dhe shkëmbit, fiton gjithmonë… VALA.

Sipas kategorive
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Bota
  • Ekonomi
  • Fokus
  • Histori
  • Horoskopi
  • Intervista
  • Komunitet
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kulture
  • Mjedis
  • Op-Ed
  • Personazh
  • Politika
  • Sport
  • Stil
  • vala.tv

Designed by Rubicon | Powered by Fation Kolldani