Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Burreli se Lulzim Basha mbahet peng nga Edi Rama me anë të dosjes së “Toyota Yaris”.

Berisha i bëri thirrje Bashës të dalë dhe të sqarojë nëse i ndau paratë me Taulant Ballën. Sipas Berishës, në Durrës erdhën 1.5 milionë euro më pak nga sa deklaroi Basha, ndërsa e akuzoi atë se iu fshihet hetuesve belgë.

“3 ditë më parë u ankua se po e sulmoj me fjalët e Ramës. Peng-Basha nëse Rama thotë një gjë që qëndron Sali Berisha nuk e mohon kurrë.Është e vërtetë që Edi Rama të ka përmendur ty “Toyota Yaris”. Por është e vërtetë që ai e mban peng me “Toyota Yaris”. Prandaj peng-Basha dil dhe sqaro aferën e “Toyota Yaris”, ndave apo nuk ndave para me Taulant Ballën në atë aferë. Na ngrihet një ditë bukur në parlament dhe thotë që do vinë makinat me euro. Ku e mësove i thashë? Më informuan më tha. E çuditshmja është që eurot erdhën po nuk u kthyen? Më tha po ndiqeshin me GPS. Çudi i them unë. Eurot erdhën në Durrës 1.5 milionë euro më pak. Kanë ardhur disa herë hetuesit belg dhe Basha fshihet”, deklaroi Sali Berisha.