Pastrim parash me 19 kulla?

SPAK sekuestron kompjuterat e dhëndrit të Berishës dhe Fatmir Bektashit.


Dhëndri i nongratës Jamarbër Malltezi është pronar me 35-50 % i 19 kullave në Tiranë me vetëm 39 mijë euro para të ligjshme që mund t’i investonte.

Kullat i ka ngritur në pronën publike, ish Klubi Partizani, të cilën e tjetërsoi gjatë periudhës 2006-2009, me anë të vjehrrit, në atë kohë kryeministër.

Për pronën e pretenduar ka pasur një shpronësim nga Italia fashiste në vitin 1939. Megjithatë, nga trashëgimtar fals i 27 m2 tokë që mund t’i takonin, dhëndri i nongratës përlau një pjesë të madhe të 29 mijë m2 tokë të tjetërsuar.

Dhëndri i gjobiti pretendentët e tjerë, duke u marrë 1/3 e pronës, si gatanci për kthimin e pronës, falë angazhimit të vjehrrit kryeministër.

Dhëndri ka përdorur pushtetin e vjehrrit për zgjerimin e pronës së grabitur. Trashëgimtarët e tjerë e kanë pranuar tarifën e korrupsionit, me parimin kap ça të papësh, ndryshe mund të mbeteshin pa asgjë.

Hetimet për këtë mega aferë të familjes Berisha po ecin me hapin e breshkës, në raport me shpejtësinë e SPAK për të arrestuar drejtorë dhe kryebashkiakë të pushtetit, për një projekt qensh, kanal, 300 mijë lekë etj.

Pas dy vjet ‘hetime’, vetëm ditë e fundit janë sekustruar kompjuterat e kompanive të Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit, në kuadër të kërkimit të provave për veprën penale të pastrimit të parave.

Kompjuterat janë sekuestruar me vendim gjykate pas kërkesës së SPAK.

Se çfarë është gjetur në komjuter nuk dihet, por zëri i dhëndrit mjedisor sa vjen e hollohet.