Rusia reagon pas lajmit për gjetjen e dokumenteve “të klasifikuara” të Ministrisë së Mbrojtjes Britanike në një autobus.

Sipas transmetuesit shtetëror britanik BBC, dosja prej 50 faqesh, ku flitej për inkursionin e një anije luftarake britanike në ujërat ruse pranë Krimesë dhe reagimin e mundshëm të Rusisë, u gjet në një stacion autobusi në Kent të martën në mëngjes.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova shkoi në “Telegram” për të përqeshur gjithë çështjen.

Në postimin e saj, Zakharova sugjeron që shfaqja e papritur e dokumenteve dukej si një përpjekje e ngathët për të shpërqendruar vëmendjen.

“Në të vërtetë, Londra ka demonstruar edhe një tjetër veprim provokues të ndjekur nga një mori gënjeshtrash për ta mbuluar atë. Agjentët 007 nuk janë siç ishin më parë.”- shkruan ajo.

Siç shkruan RT, Zakharova sugjeroi se me sa duket, stacionet e autobusëve të “minierës së artë” me dokumente mjaft të ndjeshme “duhet të jenë shënjestra e paranojës së vazhdueshme të ekspozuar nga shumë në Mbretërinë e Bashkuar, në vend të hakerëve rusë të pakapshëm e të gjithëfuqishëm”.

Ajo pyet: “Tani, një pyetje për Parlamentin Britanik: kush ka nevojë për “hakerë rusë” nëse ka stacione britanike të autobusëve?”.

Sipas BBC-së, në dokumentet e klasifikuara, janë përfshirë edhe diskutimet rreth reagimit potencial rus ndaj udhëtimit të anijes HMS Defender, përmes ujërave ukrainase në gjirin e Krimesë më 23 qershor, si dhe është përmendur mundësia e prezencës së ushtrisë britanike në Afganistan.

Maria Zakharova