Rregjistrohet një ngjarje shumë e rëndë në Kosovë ku një gazetar shqiptar duke bërë punën e tij, i është ushtruar dhunë fizike nga një person tjetër ndërkohë që ishte duke raportuar ne lidhje me fluksin e madh të emigrantëve që kanë hyrë në Kosovë për festat e fundvitit. Valon Syla është gazetari i dhunuar i cili u godit në afërsi të lagjes “Pejton” në rrugën “Robert Doll”. Gjatë dhunës gazetari përpiqet të largohet me taksi por personi e godiste vazhdimisht me grushte dhe nuk e lëshonte.