Bie numri i rasteve të reja ditore nga Covid-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 2420 testime që janë kryer në total, kanë rezultuar të infektuar 389 qytetarë.

Rastet janë shënuar 177 në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 19 raste në Durrës, 18 në Shkodër, 16 në Lezhë, 13 në Kavajë, nga 11 raste në Lushnje, Sarandë, 10 në Vlorë, nga 8 raste në Berat, Gjirokastër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, Bulqizë, Kuçovë, Këlcyrë, nga 4 raste në Mat, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Delvinë, Divjakë, Skrapar, nga 2 raste në Mallakastër, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Belsh, Malësi e Madhe, Peqin, Klos, Shijak, Cerrik.

Për fat të keq, kanë humbur jetën 13 pacientë për shkak të kësaj sëmundje.

Viktimat janë 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetare nga Shkodra, 1 qytetare 33-vjeçare nga Kukësi më sëmundje bashkëshoqëruese, të moshave 33-81 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.