Një fëmijë 5 vjeç ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një skaf në Plazhin e Potamit në Himarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 14:00. Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur fëmijën rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

KUJDES, pamje tronditëse! Momenti pak pas aksidentit

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.