Tirana është qyteti me nivelin më të larët të ndotjes së ajërit dhe ujit për vitin 2022. Organizatat e mbrojtjes së mjedisit thanë se mungesa e matjes së ndotjes nga institucionet shtetërore është shqetësim më vete në këtë situatë që ka të bëjë direkt me shëndetin e qytetarëve.

Tirana është qyteti me ndotjen më të lartë të ajrit në Shqipëri.

Sipas raportit të 2022-it, kryeqyteti ka thyer çdo normë të Bashkimit Evropian

Kryqëzimet me më shumë trafik, janë ato që kanë më shumë probleme me ajrin.

Transporti dhe ndërtimet janë arsyet kryesore të kësaj gjendjeje.

Gjithnjë e më pak, institucionet shtetërore po bëjnë matjen e ajrit.

I fundit, sipas përfaqësuesve të “Co Plan” është bërë në vitin 2016.

Tirana, gjithashtu, ka nivel të lartë të ndotjes akustike.