Mesditën e sotme është shënuar një aksident në lagjen 14, në Shkozet të Durrësit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se një mjet ka përplasur një këmbësore, e cila është në gjendje të rëndë.

Policia bën me dije se ka ndaluar shoferin, i cili dyshohet se ka qenë duke ecur me shpejtësi. E plagosura po transportohet për në spitalin rajonal.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja i ka dalë para mjetit.

Sakaq, policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:10, në lagjen nr. 14 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. K, 22 vjeçe, ka përplasur shtetasen këmbësore B. M., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesia e automjetit shtetasia K. K, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.