3 persona kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur rreth orës 23:30 në kodër-Kashar.

Policia thotë se mjeti i drejtuar nga një 27-vjeçar, me inicialet Z. M., ka dalë nga rruga pasi shoferi ka humbur kontrollin.

Si pasojë kanë ndërruar jetë tragjikisht 3 pasagjerë në këtë makinë, (L. S., I. S dhe D. D.), ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.