Eugena Tomini është emëruar drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Tomini la postin e zv/ministres së Shëndetësisë për t’u kthyer sërish në ISHP, ku do të zëvendësojë Albana Ficon, e cila u emërua drejtoreshë në QSUT.

Eugena Tomini ka qenë pjesë e grupit Task Force që u ngrit për pandeminë e Covid-19.