Mediat greke kanë bërë publike identitetin e 29-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti të enjten. Enkelet Biba është emri i viktimës.

I riu udhëtonte me një makinë, por doli nga rruga dhe pasi u përplas me një pemë, u përmbys. 29-vjeçari shqiptar jetonte dhe punonte në zonën e Hersonissos.

Foto e marrë nga mediat greke

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Sipas asaj që raportojnë mediat, mendohet se i riu nuk ka mbajtur rripin sigurimi.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan ambulanca dhe zjarrfikësit, por ishte shumë vonë për 29-vjeçarin. Ai kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Makina e aksidentuar

Banorët e zonës kanë thënë se vendi ku ndodhi aksident paraqet rrezikshmëri për shoferët, por edhe këmbësorët. Siç shkruajnë mediat, Enkeleti bëhet viktima i 49 gjatë vitit 2021 në Kretë nga aksidentet rrugore.