Nga Luan TOPÇIU

Revista “Albanica”, organ i Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR), mbërriti në numrin e 19/2023 të saj. Rreth 4750 faqe për kulturën shqiptare, historinë e Shqipërisë, gjuhësinë, letërsinë shqipe, antropologjinë shqiptare, artin figurativ, për marrëdhëniet shqiptare-rumune etj.

Në këtë numër ka studime dhe artikuj nga emra të mëdhenj të albanologjisë si: Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Arshi Pipa, Grigore Brâncuș por dhe nga historiani Dhimitër Polena. Nuk mungojnë as studimet, krijimet dhe artikujt e autorëve bashkëkohorë si Matteo Mandalà, Visar Zhiti, Xhevdet Bajraj, Mira Meksi, Dorian Koçi, Marius Chelaru, Qemal Agaj, Luan Topciu dhe Liviu Lungu.
Revista financohet nga Qeveria e Rumanisë dhe shpërdahet në të gjitha bibliotekat e Rumanisë dhe u shpërndahet falas bibliotekave publike dhe institucioneve kulturore e të arsimit të lartë, si dhe specialistëve të fushës për njohjen dhe përhapjen e kulturës dhe qytetërimit shqiptar, në një kontekst europian. Gjithashtu revista shpërndahet dhe në Shqipëri, Kosovë, Austri, Zvicër, Gjermani, SHBA, Itali etj. Ky numër është ilustruar nga piktorët shqiptarë: Gjelosh Gjokaj, Sadik Kaceli dhe Mikel Temo.
Për të interesuarit po japim më poshtë përmbajtjen e numrit 19/2023 të revistës “Albanica”:

KRYEARTIKULL
LUAN TOPCIU: Pse lëçisim ende letërsi?

ALBEDO 1
DHIMITËR POLENA: Lëvizja Kombëtare Shqiptare
LIVIU LUNGU: Skica kujtimi: një faqe dhe më shumë e historisë shqiptare (XII)
DORIAN KOÇI: Instrumenti stalinist i dhunës në burgjet dhe kampet shqiptare të punës 1949 -1953
MARIUS CHELARU: Pavarësia e Shqipërisë në perceptimin e opinionit publik rumun (1912–1914)

ALEPH
GRIGORE BRANCUȘ: Nënshtrati i gjuhës rumune

E ZEZË MBI TË BARDHË
MEDALION
XHEVDET BAJRAJ: Poezi shqip/rumanisht
ERNEST KOLIQI: Pasqyrat e Narçizit
VISAR ZHITI: Dashuria dhe njeriu me flatra (fragment romani)
MIRA MEKSI: Historia e Çmimit Ndërkombëtar “Kadare”. Dy laureatët e parë: Ernesto Sabato dhe Milan Kundera

Fahrenheit 98
MITRUSH KUTELI: Një poet shqiptar – Lasgush Poradeci
MATTEO MANDALÀ: Ismail Kadare mes të vërtetës së artit dhe mashtrimit të realitetit
ARSHI PIPA: Subversion vs. Konformizëm: Dukuria Kadare
QEMAL AGAJ: Poezia pamore, kaligramat. Nga “Avangarda” e Apollinaire në Paris në burgun e Visar Zhitit në Spaç