Avdullah Hoti dorëzon sot postin e kryeministrit tek Albin Kurti së bashku me detajet e punës së deritanishme.

“Dosjen e plotë e kam përgatitur që mbrëmë u tha ai mediave ku përfshihen informacionet mbi çështjen e integrimit, MSA-se dhe programit IPA, pa harruar dialogun Kosovë-Serbi dhe detajet mbi marrëveshjen e Uashingtonit.

Kalimi i menjëhershëm i pushtetit tek qeveria e re ishte një kërkesë e vetë Kurtit sipas së cilit një zgjatje e krizës politike nuk do të sillte asgjë të mirë për vendin.

Qeveria e Albin Kurtit u votua një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës me 67 vota pro dhe 30 kundër.