Zbardhen detaje të tjera nga ekzekutimi i biznesmenit Bledar Birçaj, në Vlorë ditën e djeshme.

Bledari ka qenë i shoqëruar me një shokun e tij, i cili është punonjës policie dhe kishte lidhje miqësie me Birçajn.

Miku i Bledar Birçajt ishte efektiv antidroge.

“Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashe dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin te kamufluar. Nuk jam në djeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur mendova se me kapen plumbat”, ka dëshmuar ai.