Ambasadorët e vendeve të BE dhe ambasadorja e SHBA, kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike dhe mësohet se do të takohen Lulzim Bashën.

Në selinë blu kanë shkuar, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca, si dhe diplomatët e Gjermanisë, Francës e Britanisë së Madhe.

Fokusi i këtij takimi do të jetë situata e krijuar në Partinë Demokratike.

Ky takim vjen një ditë pasi në selinë blu pati zhvillime të vrullshme, pasi aty shkoi Sali Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e PD.