Angelina Jolie do të shesë pikturën e vetme të realizuar nga kryeministri britanik Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ende nuk dihet sesi piktura ka përfunduar në koleksionin e aktores, ndërsa çmimi i saj në ankand pritet të arrijë deri në 3.4 milionë dollarë.

Churchill pikturoi “Kulla e Xhamisë Koutoubia” në Marakesh në Marok, pasi mori pjesë në Konferencën e Casablancas në janar 1943, gjatë së cilës ai dhe Presidenti amerikan Franklin Roosevelt, formuan fazën tjetër të strategjisë së tyre për të mposhtur Gjermaninë naziste.

Vepra artistike pritet të dalë në shitje në 1 mars, ndërsa fitimet do të shkojnë për bamirësi.