Shtëpia e ankandit Christie ka thyer rekord në botën e kripto artit, duke shitur një vepër krejt digjitale për mbi 60 milionë euro. Vepra është krijuar nga “net artist” Beeple (emri i vërtetë Mike Ëinkelmann), një dizajner grafik nga Karolina e Jugut me një numër të jashtëzakonshëm ndjekësish në rrjetet sociale, falë projekteve tregtare për yjet e muzikës pop përfshirë Justin Bieber, One Direction, Kate Perry, Flying Lotus dhe Eminem dhe markave si Louis Vuitton dhe Nike.

Puna e Beeple përqendrohet në frikën dhe fiksimet e shoqërisë mbi teknologjinë. Krijimet e tij janë regjistruar në blockchain me një NFT të koduar (Non Fungible Token) që përmban nënshkrimin e artistit.

Arti Crypto është në fakt përdorimi i mjeteve të bazuara në blockchain për të mbështetur artistët dhe veprat e artit.

Me fjalë të tjera, është arti që përdor mjete të reja të mundësuara nga kriptovalutat dhe blockchain.