Arben Rakipi do të jetë drejtori i ri i Shkollës së Magjistraturës. Lajmin e bëri të ditur vetë Shkolla ku në një njoftim zyrtar shkruan:

“Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, i mbledhur më datë 28.07.2020, bazuar në pikën 1/c të nenit 248 dhe 250 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” emëroi me unanimitet z. Arben Rakipi, Drejtor të Shkollës së Magjistraturës, për një mandat katërvjeçar.”

Në prill të vitit 2020, Arben Rakipi u caktua si drejtues i komanduar i Shkollës së Magjistraturës, mbas emërimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë.

Ai ushtron profesionin e avokatit dhe është Përgjegjës i Programit të Formimit Fillestar në Shkollën e Magjistraturës. Rakipi ka qënë Prokuror i Përgjithshëm nga vitin 1997 deri në vitin 2002.