Jan Bednarek, mbrojtësi polak, pjesë e Southampton, ka vlerësuar shokun e tij të skuadrës, shqiptarin Armando Broja, se e pret një e ardhme e ndritur në futboll.

“Broja po bëhet gjithnjë e më i mirë. Ai është një lojtar i madh dhe po mëson shumë shpejt. Në fillim të sezonit pati vështirësi të përshtatej, pasi në Premier League ka tjetër intensitet”, kështu është shprehur mbrojtësi polak për mediat britanike, duke treguar më tej edhe për atë që sheh çdo ditë në stërvitje duke u përballur me 20-vjeçarin shqiptar.

“Faza e vështirësisë ka kaluar tashmë për Brojën dhe ne e shohim këtë në çdo ndeshje apo në stërvitje, ku ai përmirësohet çdo ditë. Broja ka një të ardhme të ndritur para tij”, u shpreh Bednarek.

Deri në këtë fazë të sezonit, Armando Broja ka arritur të shënojë 4 gola në Premier League, duke marrë vlerësime të shumta pas thuajse çdo ndeshje. Kartoni i tij zotërohet nga Chelsea dhe në fund të sezonit, me shumë mundësi, 20-vjeçari shqiptar do të bëhet pjesë e kampionëve të Europës.