Pasi ka përfunduar kontrolli i policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, policia shqiptare ka reaguar lidhur me deklaratat e zëdhënësit të MEK, ku pretendohet se 1 person ka humbur jetë si pasojë e gazit lotsjellës.

Por, policia shqiptare bën me dije se një mashkull rreth 65 vjeç ka ndërruar jetë në kamp si pasojë e një arresti kardiak.

Policia shton se viktima është dërguar për ekpertizë mjekësore.