Gjyqtari Besnik Cani, i shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka fituar gjyqin në Strasburg. Besnik Cani u shkarkua në 27 shkurt 2020 nga KPA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi nga detyra prokurorin Besnik Cani pas ankimimit që bëri Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).

Fillimisht, Cani kaloi Vettingun pavarësisht disa problemeve që shfaqi me pasurinë. Më pas, ai u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjithashtu, edhe Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që pavarësisht problemeve me justifikimin e pasurisë dhe anën profesionale dhe etike, e konfirmoi në detyrë prokurorin Cani.

Pjesë e vendimit për shkarkimin e tij ka qenë dhe Luan Daci, i cili u dënua me vendim të formës së prerë me shërbim provë për falsifikim dokumentesh.

Tashmë hapet mundësia që të gjitha vendimet ku ka qenë pjesë ish-anëtari i KPA Luan Daci, të ankimohen në Strasburg.