Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është arrestuar ditën e sotme në Romë.

Burimet bënë të ditur për MCN se Llalla është arrestuar pa urdhër-ndalimit të lëshuar nga SPAK.

Dy muaj më parë, SPAK i kërkoi Interpolit që të shpallë në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin Llalla. Ai është dënuar më 22 shtator me 2 vite heqje lirie për fshehje të pasurisë për tre raste.

Në bazë të vendimit, Llallës i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për pesë vitet e ardhshme, ndërsa i janë konfiskuar disa pasuri mes tyre toka dhe një apartament.

Llalla që ka qenë prokuror i përgjithshëm deri në fund të vitit 2017, është zyrtari më i lartë i drejtësisë në vendin tonë që është dënuar.