Kandidati për kryetar bashkie i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, Fredi Beleri është arrestuar në restorantit e tij në Himarë, pak minuta pas mesnatës së sotme (e premte, ora 00. 15′).

Efektivë të SPAK-ut e kanë shoqëruar Belerin filimisht në drejtim të komisariatit, ndërsa më pas ai u transferua në Vlorë. Teksa Beleri ndodhej në komisariatin e Himarës, simpatizantë të shumtë u mblodhën në përkrahje të tij.
Bashkë me Belerin mësohet se janë ndaluar edhe dy persona të tjerë.
Arrestimi i tij vjen vetëm pak orë nga zgjedhjet e 14 majit, ndërsa Bejleri është kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”.
Burimet mediatike thanë se Beleri është arrestuar me akuzën e shit-blerjes së votave.