Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë arrestuar një 27-vjeçar, i cili me anë të mashtrimit, iu merrte shuma parash personave të ndryshëm.

Sikurse njoftohet nga policia e kryeqytetit, i riu me iniciale A.H., ua merrte paratë me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme