Policia Hollandeze njoftoi të shtunën se kishte arrestuar kreun e një sindikate aziatike droge, i cili është ishte renditur si një nga personat më të kërkuar në botë dhe është krahasuar me trafikantin meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.

Tse Chi Lop, shtetas kanadez i lindur në Kinë, u arrestua të premten me kërkesë të policisë australiane, e cila drejtoi një hetim që zbuloi se organizata e tij dominon rrugët e tregëtisë së drogës në rajonin e Azisë dhe Paqësor, me fitime që përllogariten rreth 70 miliardë dollarë në vit, tha zëdhënësi i policisë holandeze Thomas Aling .

Tse pritet të ekstradohet pasi u paraqit para një gjykatësi, tha Aling, duke shtuar se arrestimi i tij nga policia kombëtare ndodhi pa incidente në aeroportin e Amsterdamit Schiphol.

“Tse Chi Lop është në kategorinë e El Chapo ose ndoshta Pablo Escobar”, tha Jeremy Douglas, përfaqësues i Azisë Juglindore dhe Paqësorit për Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin për Reuters në 2019.

Sindikata që ai dyshohet të drejtojë është e njohur si “Kompania” dhe njihet kryesisht për trafikun e metamfetaminës dhe nënprodukteve të saj.